Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit për bashkëpronësinë dhe ‘administratorët e pallateve’, i cili synon krijimin e një rrjeti punonjësish të përzgjedhur nga qytetarët dhe të certifikuar nga Bashkia e Tiranës, të cilët do të gjenden pranë komunitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikave që lindin prej bashkëpronësisë.
Përmes një videomesazhi, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë dhe të bëhen pjesë e projektit për zgjedhjen e administratorëve të rinj të pallateve.
“Prej vitesh ne kemi trashëguar një sërë problematikash në pallatin tonë, në komunitetin tonë, në lagjen tonë. Bashkia e Tiranës ka një plan konkret se si këto mund të zgjidhen.
Një punonjës i bashkisë do të vijë shumë shpejt në derën tënde për të ftuar që të jesh pjesë e vendimmarrjes për administratorin e ri të pallatit. Ky administrator i ri do të kujdeset për të gjithë hapësirën e përbashkët dhe do të zgjidhë shumë prej problemeve në komunitet.
Ne provat e para i kemi dhënë, por ka ardhur koha që edhe ti të bëhesh pjesë e këtij ndryshimi të madh për ta sjellë Tiranën në një qytet me parametra europianë”, thekson Veliaj. Kjo iniciativë mbi të gjitha siguron standardet e ruajtjes së higjienës, shëndetit publik dhe mbrojtjes kundër zjarrit, duke rritur kështu sigurinë e banorëve dhe duke vendosur standardet e munguara deri më sot.
hahaha…do ta ket pas gjyshin partizon e baben kamunist njoni
Po funksionoi ky projekt për administratorë pallatesh, siç e ka e gjithë bota, me shqiptarët…, unë do bëhem Papa i Romës, o Erion… Nuk bëhet stan me lepuj dhe koshere me grerëza…!
Cjane keto pallavra?deri tani vete i kemi zgjidhur dhe prape keshtu do vazhdoj,jo fonde jo projekte,a i beni dot funksional pallatet apo vetem direktiva ik tako pronarin,gjera qe i dime me pak fjale
Kjo teoria e adminsitrimti te pallateve ka rezultuar ne eksperienca te meparshme abuzive ne vende qe e kane praktikuar. Administratoret e studuiove te administrimit te kondominiove ne Italy shkonin nga 4 here ne vit ne Maldives me leket e mbledhura nga banoret. Kush e mban transparencen e lekeve apo hajt te gjejme menyre per te vjedhur e per te krijuar poste pune korruptive?….. Administratori nuk mund te rregulloj kulturen tone qytetare te munguar te lenies se plehrave vend e pa vend …. apo mangesive te tjera.