Ilir Meta, i humburi i madh!

18 Maj 2017, 21:04Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Nëse ka ndonjë të humbur nga zhvillimet e sotme, ky është Ilir Meta. Njeriu i cili investoi më shumë për këto ndryshime, papritmas shikon se partia e tij trajtohet si çdo partiçkë e zakonshme; nuk bëhet palë e diskutimeve të ngushta dhe është i mbyllur në burgun e artë të presidencës me pak mundësi lëvizjeje. Skenari më i keq në llogaritë e LSI u realizua.

Ndërkohë në Tiranë po ravijëzohet ai që përflitej nga viti 2009: koalicioni i madh. Ka qenë përfolur pas aleancës së Berishës me Metën dhe më vonë të Ramës me Metën. E përmendnin socialistët dhe demokratët si një mundësi që e kishin humbur, sa herë që mendonin se aleati i vogël pa ndihmën e të cilit nuk qeverisnin dot, i kushtëzonte në vendimarje.

Në Shqipëri besnikëria e të vegjëlve konceptohet nga të mëdhenjtë si një detyrë ndërsa tradhëtimi i tyre si argument negociatash lehtësisht i shitshëm.

Koalicioni i madh në mënyrën si po trupëzohet sot, ka pamjen e një martese të detyruar dhe me afat të shkurtër, por i ka të gjitha atributet e një qeverisje të madhe në të ardhmen dhe ka kryer një mision të parë i cili është ai i thyerjes së tabusë. Pas kësaj, për çfarëdolloj arsye, një marrëveshje e dytë PD-PS mund të jetë më e kapërdishme për publikun.

Ndërkohë Ilir Meta nuk ngjan i lumtur nga kjo rrjedhë. Situata ka një ngjashmëri me vitin 2009, ku në disa drejtime është më mirë dhe në të tjera më keq.

Është më mirë, pasi partia është më e konsoliduar pas 13 vjetësh jete dhe ka një elektorat të stabilizuar. Njerëzit që ka përballë, i ka njohur si kundërshtarë dhe si aleatë, ndaj kanë më pak të panjohura.

Në psiqikën e elektoratit është ngulitur ideja se pa LSI është e vështirë të qeveriset.

Por ka edhe shumë pikë të dobëta. Në 8 vjet bashkëqeverisje, aleatët e tij më të mëdhenj janë kujdesur që faturën e problemeve t’ia dërgojnë LSI.

Demonizimi i LSI mund të përdoret si argument për të riafruar edhe një herë demokratë dhe socialistë të pakënaqur nga përfshirja e tyre në tortën e pushtetit në vitet që shkuan.

Tetë vjet në qeverisje, kanë ulur agresivitetin e anëtarëve të LSI të cilët dikur kanë qenë nga më të motivuarit.

Individë nga rradhët e PS me të cilët Ilir Meta ka pasur histori të përbashkët, u spastruan së fundmi nga Rama, dhe ata që shikon në kampin lejla janë ose të panjohur ose ish armiq të tij, por jo interlokutorë.

Por ajo që është më problematikja për vetë Ilir Metën, ka të bëjë me lidershipin e ri të LSI. Qoftë Vasili qoftë Kryemadhi nuk janë persona rishtarë në politikë. Secili prej tyre ka një karierë po aq sa Meta. Por në një vend ku roli i individit, dhe qasja personale e elektoratit ndaj tij është thelbësore, ndërrimi i kuajve të karrocës pikërisht në momentin që do të shkrepi pistoleta e garës, përbën problem. Pasi nuk është testuar asnjëherë sesa kuaj fuqi ka secili prej tyre dhe a ja dalin dot të dy bashkë të zëvendësojnë Ilir Metën. Në politikë jo gjithmonë një plus një, është baraz me dy.

Vizita e Ilir Metës në zyrën e Sali Berishës ditën që Basha dhe Rama po takoheshin kokë më kokë, i ka të gjitha arsyet dhe pyetjet, të cilat dy politikanë me përvojë janë në gjendje ti bëjnë dhe japin përgjigje pa qenë nevoja të flasin. Por Ilir Meta një gjë e ka kuptuar: se ka mbaruar koha e qetësisë dhe dashurisë. Jemi në momentin kur duhet të nxjerrë jashtë tigrin. Përndryshe, viktima e parë e çfarëdolloj makinacioni, do të jetë ai. Në Shqipëri nuk vlejnë aspak idealet apo fjala e dhënë por vetëm realpolitika. Jemi në vendin ku humbësit nuk i afrohet as mëshira, përkundrazi përbuzet. Ai e di më mirë se kushdo. Nëse e ka harruar, bën mirë ta rikujtojë. Gongu ka rënë./dritare.net

23 komente në “Ilir Meta, i humburi i madh!”

  1. Damiri mbeti me gisht ne goje says:

    Likja sikur gjithmone ishte dakort me kerkesat e opozites dhe hyrjen ne zgjedhje me dashuri , tani ska perse te ankohet , tani doli hapur se ishte kunder te dy palve te tjera, Like kush qesh mire qesh i fundit edhe ty o Like te erdhi fundi , posti i presidentit nuk te jep as tendera as perfitime me bllok ne dore. ndersa Sali Qeni te shkoje ne burg per vjedhjet dhe tradhetite deri ke vrasjet pas shpinde , rrofshin te rinjet, ishalla situata do ndryshoje , Lulja e bashajve pengu i Sali Serbit duhet te ruhes me shume se kurre pasi Xeni mund te bej ndonje plan me dajuat e tij dhe ta eleminojne

    1. Afa says:

      Nuk e kuptoj perse ju dhimbset kaq shume Meta gazetarucve tane. A nuk ka nje vit qe PS i lutet Metes per koalicion??? Cfare bente Meta?? Presim opoziten thoshte ndryshe nuk hyjm ne zgjedhje. Tani PD hyn ne zgjedhje keshtu qe Meta te mbaj b… me dore tani

  2. niki says:

    Ilir Metes mund ti nderpritet karriera presidenciale ,shkaku vetingu. Pra shpresojme do te ishte mire, per Shqiperine

  3. asd says:

    Ke te drejte, Vasili nuk i leviz dot saksite e kuvendit.

  4. vaso says:

    Personalisht mendoj se asnje nga aktoret nuk eshte perjashtuar nga shfaqja.Te gjithe kane rolin e tyre ne vazhdim mbas zgjedhjeve.Per mua ky eshte konsensusi i madh,qe kete rradhe nuk duhet shkelur nga palet.

  5. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

    fundi i nje suniti nga fshati…………….

  6. tr says:

    Shahist me i mire eshte Rama. RRINI TE QETE DO TI ZDRUGOJ MIRE TE GJITHE . PRISNI SE NUK KENI PARE GJE AKOMA . META FILLOI TE NA BENTE SHUME VICKLA , HIQESHE SIKUR PA ATE ,DO TE VINTE FUNDI I BOTES . TANI SHKO DHE BEJ KAKARDHI ME BERISHEN .

  7. EZ says:

    Sa herë janë thënë këto fjalë për ilirin, por…

  8. hë për hë.... says:

    Takimi sot ne mesdite i metes, saliut dhe mehdiut ishte vajtimi i tre kukuvajkave per fatin qe i pret pasi jane realisht me te koruptuarit e vrasesit ne politiken shqiptare. Po fryjne erera te mira per ta levizur anijen shqiptare drejt perendimit dhe orientimit te saj euro-atllantik. Per hajer qofte

  9. Artur says:

    Pse nuk ju del asnje parashikim ketyre “opinionisteve” tane?!
    Megjithate, perseri, keta hiqen si te mencur dhe bejne parashiqime!
    Cudi shqiptare!

  10. skrapidari says:

    ilir meta.ilr meta , shtangist te lash .president te gjeta

  11. Gaspri says:

    Te vetmen gje qe di te beje mire ky Hila, eshte shantazhi, intriga, shperdorimi i situatave dhe ndertimi i teorive te konspiracionit, per te krijuar gjera qe askujt nuk i shkojne ne mendje.
    Ne mos gaboj ky ka patur nje post zevendesministri tek Mbrojtja, post qe e fitoi me tere ato mundime 2-3 vjet para zgjedhjeve te 2013-tes, kur PS-ja pergatitej per te fituar zgjedhjet. PS-ja fitoi, por fitoi dhe ky “analisti”. U largua apo e perzune nga Mbrojtja nuk dihet, por ky vete asnjehere nuk e beri publike arsyen. Eshte i detyruar ta bente kete perderisa ka zene nje ekran televizori dhe na imponohet tere javen me “analizat” qe perpiqet te beje.
    Nejse kjo eshte puna e tij.
    Kete artikull, eshte nisur ta beje pro Metes e kunder Rames, por lexojeni me vemendje, ai pa asnje finese, fyen dhe poshteron Meten, duke e vleresuar ate si nje hileqar ndaj Rames.
    Ky kerkon te nxjerre dhjame nga pleshti. Pse? Sepse tanime te gjith e kuptojne se e gjith kjo qe u arrit, mes Rames e Bashes, eshte nje linje qe ketyre te dyve u a diktoi DASH, per te mos e zgjatur me tej kete situate, per situatat e paqarta qe po kalon Ballakani Perendimor. Meta i di te gjitha. Natyrisht mund te kete ndonje pakujdesi reciprokisht te Rames e Metes ndaj njeri tjetrit, por kjo mareveshtje e arritur eshte e gjitha ne funksion te asaj qe opozita te futej ne zgjedhje dhe te sigurohej nje stabilitet ne vend.
    Kam degjuar ne disa raste kete Hilen, kam lexuar edhe ndonje shkrim te tij. Kam bindjen se Hila eshte vrerosur nga arritja e kesaj mareveshtje dhe jam shume i sigurte se ai ndoshta do te desheronte te shihte trazira ne vend, nese kjo situate nuk do zgjidhej. Pse? Kete mund ta dije vetem ai.
    Media si pushtet i rendesishem, ne keto momente do te duhej te sherbehej ne funksion te qetesimit te situates, te trajtimit me kujdes te ngjarjeve dhe te mos sajoje gjera qe do te mund te rrisnin tensionet ne vend.
    Edi Rama dhe Ilir Meta, do te qeverisin edhe ne nje mandat tjeter, per te cuar perpara reformat e nisura. Te dy tashme kane pervoje te mire, kane ekipe te mira rreth vehtes, kane bere shume gjera te mira se bashku dhe kane mundesi te bejne edhe me shume.
    Gabon rende kur perpiqesh ta deformosh faktin e zgjedhjes se Metes si President. Rama nuk e ka ate fuqi te caktoje Meten ne ate post po qe se nuk do ishte dakord Meta. Dhe Meta i ka aftesite e te menduarit ne se ben mire apo keq qe shkon si President. Pse kerkon te percashe dy njerez qe mund te bejne gjera te mira per kete vend? Cfar interesi ke? Cfar kenaqesije ndjen qe e ben kete. Kur nuk je ne gjendje te besh dicka te mire, pse duhet te besh keq?
    A nuk ishte Meta qe kembengulte qe nuk duhet te kishte zgjedhje pa opoziten. Tani qe Rama e realizoi kete, pse perpiqesh ta paraqesesh sikur Meta duhet te kete frike nga kjo mareveshtje e arritur?
    Shume keq. Meso nga Rudina Xhunga.

    1. DYPLLOMSHI says:

      per GASPRIN….KY HILA..KA nai lidhje te afert meqe kane te njejtin mbiemer..ME ALKETA HILEN??????

  12. Ilo says:

    Nuk i ka asnje faj Rama i shkoi goja pas veshit Likes se kur do e firmoste koalicionin por Likja sebashku me kukudhin Idrizi e kishin mendjen si ti benin sa me shume presion me cadren per te perfituar dhe ja ku arritem sejcili te provoje sa i vlen lekura

    1. Damiri mbeti me gisht ne goje says:

      O Ilir na moro malli hume ti na pasi qari

  13. Ollga Toronto says:

    Hej,na merziten keta LSI-istat me arrogancen e medemek qetesise dhe vendosjen mbi palet,duke e lene topin ne dere PS-ese dhe PD-ese (por me shume PS-ese),tani qe keta i dhane funde konfliktit,LSI hidhet perpjet. Edi Rama meriton nje BRAVO te madhe,jo vetem se qetesoj situaten,por dhe cjerri masken Ilir Metes.

  14. malo says:

    I gjithe rezultati qe dha mareveshja rama basha me leshime nga te dya pale, ka qene gjithemone I pararendur nga ilir meta.
    ishte meta qe leshoi I pari duke thene:
    pa pd nuk mund te shkohet ne zgjedhje.
    pastaj beri leshimin e dyte te madh, u tregua I gatshem te jepte kater postet e ministrave te mbajtur nga LSI.
    ishte I pari qe duartrokiti paketen makalister.
    pra ne konkluzion mund te themi rama plotesoi kerkesat e metes ne leshimet qe duhej te bente si kryeminister. dhe po ashtu ne pergjigje basha leshoi ne kerkesen e tij absurde te rezimit te kryeministrit.
    takimi meta – berisha eshte Brenda protokollit te kthimit te nderit te miqve te vjeter.
    te jitha ulerimat e analisteve te fshatit mediatik per komlote te thurura brenda nates nga rama e basha, kunder metes e berishes, etj jane thjesht pordhe .
    te gjitha levizjet jane luajtur sipas nje plani te perendimoreve pak a shume te njohur nga te tre palet.
    tani ditet qe vijne me votimin e vetingut dhe fushaten jane sfida e veshtire e shqiperise per shkeputjen nga tranzicioni dhe integrimin europian, me ramen kryeminister edhe kater vjet, per te perfunduar reformat dhe antaresimin ne BE.
    shqipetaret nuk do ti tradhetoje intuita edhe kesaj here.

  15. astrit says:

    Shume dakort me komentuesin Afa.

  16. And Justice For All says:

    PD e terhoqi litarin sepse shpresonte tek LSI, pra ne kete krize faji eshte edhe i Met Kokmadhit. Me 21 janar protestuam kunder jo vetem Berishes por dhe Metes, pra mos hiqet si burre i ndershem. Shpresojm qe Rama ti shkeli me kembe dhe me Vettingun ti coje te gjithe pergjegjesat pas hekurave.

  17. ela says:

    Hiles i dhimbset meta se do patjeter qeverin e ardhshme si ambasador ne amerik,meqe Rama nuk j dha ,kaloi me Meten ,jane thjesht qejfmbetje dhe servilizma ndaj poliikaneve

  18. Mersin says:

    Zoti Hila(njosi) te vjen keq per Meten apo LSI. E para Meta duhet te pergjigjet para drejtesise, e dyta eshte e vertete se problemet me te medha ne qeverisjen e kater viteve te fundit i solli LSI dhe per kete jam i bindur se do te ndeshkohet me 25 qershor.

  19. Miredita Dritan, Iliri po behet president, sipas teje eshte humbje kjo? Persa i perket partise, ajo gjithmone e ka luajtur rolin e vet si mjet navigimi dhe pasurimi. Une lexova qe ti desheron qe partia te luaje edhe rol politik, ky eshte nji optinal per gjithe partite ne shqiperi. Mos i qa hallin Ilirit se i ka hipur kalit dhe i mban kembet varur.
    Po qe se ja gazetar, sukses ne profesion. Po qe se te qan zemra per rolin e LSi, jepi nje grusht tagji kalit te Ilirit dhe te gjithe do mbeten te kenaqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje