Perdja e teatrit të zakonshëm ra

18 Maj 2017, 19:59Politika TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

 

I nderuar qytetar,

Nëse deri më tash ke qenë zgjuar, tani fillo e dremit një copë të mirë here, pasi pazaret e dy partive të mëdha u mbyllën.

Ata tani po flasin për ca ëndrra që i dinë përmendësh dhe do të t’i kujtojnë deri ditën e zgjedhjeve.

Më thuaj, në cilën pikë të marrëveshjes kuptove se do fillojë beteja kundër vjedhjes së votave? -Ministrja e Shëndetësisë?

Cila pikë e marrëveshjes do sigurojë një sistem të fortë dhe të drejtë zgjedhor? – Heqja e zv/kryeministrit?

Ku flitet për konturet e Republikës së re? – në drejtorët e hequr?

Perdja e teatrit të zakonshëm ra. Nëse ke dëshirë të shijosh zgjatimin e këtyre ëndrrave gënjeshtra, rri e fli, por, kupto se në asnjë pikë të kësaj marrëvjeshjeje nuk flitet për ty, për të drejtat e tua, për mundësitë e tua, për përpjekjet e tua.

Sapo pamë dy faqet e së njëjtës monedhë- hipokrizia dhe dallaveret e mëdha politike. Por është një monedhë së cilës i bie vlera nga dita në ditë.

Tani është radha jote, i nderuar qytetar të marrësh vendimin e duhur, të bësh zgjedhjen e duhur.

SFIDA PER SHQIPERINE e ka rrugetimin pa keto histori pazaresh. Ndaj, eja me ne, sepse nje çader apo nje republike e grisur si kartemonedhe, nuk eshte e ardhmja e femijeve tane.

4 komente në “Perdja e teatrit të zakonshëm ra”

  1. nn says:

    po edhe ti pjelle e tyre je, keshtu qe nuk ke garanci

    jemi djegur njehere nga Sala qe mbeti komunist ne gen

  2. tr says:

    E.ARDHMJA E SHQIPERISE ESHTE GJERGJ BOJAXHI , TE TJERET JANE PAZARXHINJ .

  3. Beni says:

    Te bashkepunosh eshte me dobiprurese sesa vetem te anatemosh, zoti kryetar i Sfides. Do ishte mire e do ta lartesonte me shume figuren si lider I ri dhe mendjehapur, sikur te thoshe edhe ndonje fjale te mire per kete marreveshje qe e ka pershendetur edhe diplomacia e shtetit tend te dyte si nenshtetas.

  4. Fatmir Lohja says:

    Me kete marrevesgje shqiptaret nuk do te degjojne me sloganet :Rilindje e Republike e re.Ju keshilloj ,ju si force e re politike,per te rritur shpresat tek sovrani,mos u futni ne te tilla dogmatizma.Shqiptaret e ndershe,do te ndjekin ate pilitke qe ju premton se do ta çoje deri ne fund reformen ne Drejtesi dhe Integrimin Europian.Sloganet e tjera jane perralla me mbret demokracie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje