Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.
Takimi i tyre vjen një ditë pas arritjes së paktit Rama-Basha, ku Xhafaj është shkarkuar nga detyra dhe postin e minsitrit të Brendshëm do ta marrë një ministër teknik nga PD.
Xhafa e mësoi se posti i tij do i lëshohet opozitës teksa ndodhej në Itali për një vizitë zyrtare.
Xhafajn në takim e shoqëroi Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako.