Pranga ish-kreut të ALUIZNIT, legalizoi objekte në një zonë turistike të Shkodrës

19 Maj 2017, 16:58Politika TEMA

Ish-kreu i ALUIZNITnë Shkodër, Ardian Dodani është arrestuar pasi legalizoi bar restorante në zonën turistike të Shirokës dhe rrugën kryesore në të cilën nuk lejohet me ligj.

Deri më tani, nga hetimet e akuzës së Shkodrës ka rezultuar se Dodani ka shkelur ligjin në 5 raste konrete ndërsa një sërë praktikash të firmosura prej tij janë ende duke u hetuar.

Bëhet me dije se me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” masë kjo e ekzekutuar pak më parë nga policia.

Mësohet se Ardian Dodani po hetohet me akuzën e shpërdorimit të detyrës vepër penale të cilën ai e ka konsumuar përgjatë 2015 kohë kur ka drejtuar dhe zyrën e legalizimit në rajonin e Shkodrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje