Tirana ka zhvilluar sot seancen e fundit stervitore ne stadiumin “Selman Stermasi” në prag të përballjes së nesërme kundër skuadrës së Luftëtarit.
Bardheblute nen drejtimin e trajnerit, Mirel Josa kane bere gati ndeshjen me gjirokastritët, takim ne te cilin do te kerkohen me cdo kusht tre piket.
Pas pergatitjeve, pasdite skuadra do te grumbullohet per te pushuar para ndeshjes.
24-herë kampionët e vendit ndodhen në një krizë të rëndë rezultatesh dhe janë një nga ekipet që rrezikojnë shumë rënien nga Kategoria.
Dhe në këtë mënyrë objektivi për sfidën e nesërme është vetëm fitorja që mund të largonte nga zona e ftohtë.