Arsen Venger ka thënë se pas finales së FA Cup ndaj Chelseat do të tregojë të ardhmen e tij.
Trajneri francez, ka një kontratë me Arsenalin deri në fund të këtij sezoni dhe e ardhmja e tij tek “topçinjtë” është e paqartë.
Vet trajneri gjatë konferencës për shtyp, ka treguar se kur do të vendoset për fatin e tij, nëse do të qëndroj apo do të largohet nga Arsenali.
“Gjëja më e rëndësishme është që të fokusohemi për ndeshjen e fundit të Premierligës. Gjërat e tjera kanë më pak rëndësi. Unë jam këtu për t’i shërbyer skuadrës dhe mënyra më e mirë është duke fituar ndeshjen e fundit. Mendoj se pas ndeshjes finale të FA Cup çdo gjë do të finalizohet”, tha Venger.
Finalja e FA Cup ndërmjet Arsenalit dhe Chelseat do të zhvillohet me 27 maj në Wembley të Londrës