Partizani vijon përgatitjet për ndeshjen ndaj Korabit në program ditën e diel.
Sot grupi i lojtarëve ka zhvilluar seancën stërvitore në orën 14:00 në kompleksin sportiv “Tirana Internacional” në Pezë.
Me skuadrën është përgatitur normalisht edhe mesfushori Trashi i cili në sfidën ndaj Flamurtarit la fushën e lojës i dëmtuar.
Seanca e të premtes do të zhvillohet në orën 15:00.