Xavi Hernandez beson se portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, e meriton titullin e Ligës së Kampionëve dhe Topin e Artë
Legjenda e Barcelonës, ka deklaruar se Juventusi dhe Reali i Madridit kanë mundësi të barabarta në finale të Ligës së Kampionëve.
Por, ai shpreson se këtë trofe do ta fitojë “Zonja e Vjetër”, pasi janë skuadër shumë e fortë.
Për më shumë, Xavi shpreson se ky të jetë titulli për Gianluigi Buffon, që po ashtu shpreson se do ta fitojë Topin e Artë.
“Juventus është skuadër shumë e fortë dhe këtë e treguan duke eliminuar Barcelonën, sepse kanë mbrojtje të mirë. Finalen e shoh 50 me 50. Kam lexuar që Buffon nuk e ka fituar kurrë Ligën e Kampionëve. Ai e meriton atë dhe Topin e Artë po ashtu”, u shpreh Xavi për të përditshmen spanjolle “AS”.