Reali Madridi ka mposhtur me rezultatin 4-1 Celta Vigon, duke marre kryesimin në La Liga.
Ekipi i drejtuar nga Zinedine Zidane eshtë afruar edhe më shumë titullit në La Liga, pasi Los Blancos rikuperuan ndeshjen e mbetur me Celta Vigon.
Cristiano Ronaldo qe shenoi nje dopiete, Benzema dhe Tonio Kroos shënuan për madrilenet, ndersa golin e nderit për vendasit e shënoi Guidetti.
Pas kësaj fitore, Reali shkon në kuotën e 90 pikëve, tre më shumë se Barcelona, teksa ka mbetur vetëm nje jave.