Milan ka bërë goditjen e parë në merkato duke afruar në skuadër lojtarin e Atalantës, Franck Kessie.
Për shërbimet e lojtarit nga Bregu i Fildisht kuqezinjtë kanë depozituar në arkat e klubit të Atalantës 28 milionë Euro.
Kessie do të nënshkruajë me kuqezinjtë një kontratë 5-vjecare nga ku do të përfitojë 2.5 milionë Euro në sezon plus bonuse.
Gjatë këtij sezoni me fanellën e Atalantës, Franck Kessie, në 28-ndeshje ka arritur që të shënojë 6-gola, si dhe ka dhuruar tre asis.
Pronarët e rinj Kinez të Milanit kanë premtuar që do të ndërtojnë një skuadër cilesore që do të konkurojë si për kampionat ashtu dhe për Kupat e Europës.