Kombëtarja shqiptare, U-15 që drejtohet nga Eqerem Memushi do të nisë sot grumbullimin në qytetin e Durrësit.
Në konferencën për shtyp, Memushaj ka publikuar listën e futbollistëtve ku do të ketë në dispozicion 21-lojtarë ku shumica janë të datëlindjes 2003.
Sipas trajnerit kjo është një moshë kolauduese teksa do të vijojnë sërish fazat e tjera të grumbullimeve ku do të shikohen edhe futbollistë të tjerë.
Në këtë stejxh disa-ditor Memushaj ka planifikuar edhe takime miqësore në një kohë që ky filtër i parë i futbollistëve të grumbulluar ka një shtrirje të skuadrave si: Tirana, Flamurtari, Shkodra, Vllaznia B, Skënderbeu D, Akademia, Partizani, Teuta si dhe ekipe të tjera.
Njëherësh Memushaj i kërkoi nëpërmjet kësaj daljeje publike, të gjithë trainerëve që punojnë me këto mosha që të shtojnë predispozicionin për përgatitjen stërvitore për këto mosha.