Kukësi-Skënderbeu nuk do të gjykohet nga arbitër i huaj

16 Maj 2017, 18:57Sport TEMA

Kukësi-Skënderbeu nuk do të gjykohet nga arbitër i huaj. Sipas burimeve të Supersport, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që sfida që mund të përcaktojë përfundimisht titullin kampion në Superiore të gjykohet nga gjyqtarë shqiptarë duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e klubit të Skënderbeut që gjykimi i kësaj sfide t’i besohej një 3 arbitrash të huaj, sic ndodhi në takimin mes Partizanit dhe Kukësit, ku kryesor ishte slloveni, Matej Jug.

Gjithsesi precendenti i krijuar nga kjo përballje nuk ka vazhduar, pasi Federata e Futbollit ka vendosur që të mos marrë parasysh kërkesën e klubit korcar. Skënderbeu kishte depozituar një kërkesë të tillë në zyrat e FSHF që përpara disa ditësh, madje përpara se të përfundonin takimet e javës së 34-tërt të Superiores, por organi i lojës në vend ka vendosur që të jenë gjyqtarë shqiptarë ata që do të vendosin drejtësi në ndeshjen mes Kukësit dhe Skënderbeut, që do të luhet këtë të shtunë në orën 16:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

1 komente në “Kukësi-Skënderbeu nuk do të gjykohet nga arbitër i huaj”

  1. eli says:

    Aha iku korca.Asnje gjyqtar shqiptar nuk do ta lejonte korcen te fitoje ne kuks.President Feti i ka marre mire masat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje