Erjon Braçe: Urdhër për të ndëshkuar Partizanin, edhe Gjici pjesë e kësaj gare të paracaktuar

16 Maj 2017, 14:01Sport TEMA
Erjon Braçe: Urdhër për të ndëshkuar Partizanin, edhe

Erjon Braçe ka reaguar sërish pas barazimit të Partizanit me Flamurtarin në transfertë, duke hedhur akuza në drejtim të kreut të FSHF-së Armand Duka.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Braçe ka akuzuar FSHF-në se po e dëmton me qëllim ekipin e Partizanit për të mos dal kampion.

Braçe i cili njihet si një nga tifozat më të zjarrtë të klubit të Partizanit nuk ka lënë pa akuzuar dhe presidentin e Kukësit Safet Gjicin.

Deklarata e Erjon Braçes.

Urdhëroni;

KY ËSHTË KRIMI I SOTËM I SISTEMIT KRIMINAL QË KONTROLLON FUTBOLLIN NË SHQIPËRI!

Të dyja ndeshjet e një gare, Kukësi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosen nga gjyqtarët e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shihini fotot;

Në të parën është penalltia dhënë Kukësit sot, topi as që prek duar por bythën e lojtarit të Korabit; ky është një zhvillim krijues i çdo rregulloreje të futbollit!

Në të dytën e të tretën është penalltia që iu mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me këmbë dhe nuk i jepet penallti!

Tani krahasojini këto penallti;

Atë që i është dhënë Kukësit dhe atë që i është mohuar Partizanit.

Ja bëjnë muuuuuuu!

Këto nuk janë kurrë gabime njerëzore!

KY ËSHTË URDHËR!

Urdhër për të gjykuar dhe vendosur kështu!

Urdhër për të ndëshkuar Partizanin!

Pas “kërcënimit” të “Të Madhit” ndaj gjyqtarëve, i vetmi që e jep këtë urdhër është ai “I Madhi” i Federatës!

Ka vrarë përfundimisht garën në tre javët e fundit, në një krim të përsëritur ndaj futbollit shqiptar, në mënyrën më të hapur të mundshme, të qëllimtë dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbësit!

Si çdo vit në shtatë vitet e fundit! Tani është luftë ndaj luftë do ketë! E kërkoi vetë dhe do e marrë!

Duhet shembur sistemi i Federatës dhe kjo do të ndodhë, njëherë e përgjithmonë e pa kthim.

Më mirë të mos luhet futboll se sa me futbollin të mashtrohet një komb i tërë, të bëhet krim duke vrarë pasionin e çdo futbollisti sot dhe ëndrrat e çdo fëmije nesër!

Pas statusit Brace ka replikuar me komentuesit për Safet Gjicin i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste.

“Ore b…, po c’më kujtoni se s’po e marr vesh? Po ku hyn partia këtu? Po të gjithë, përfshi edhe Gjicin janë pjesë e kësaj gare të paracaktuar!! Madje ky është përfitues. Por kjo lodër ka shtatë vjet që luhet dhe e luan Armando Duka qartësisht. Si nuk e kuptoni që veç ky e jo ndonjë president i veçantë e kontrollon këtë, vendos për çdo gjë. Po vjet- t’u pyes, Gjici apo Duka e bën lojën?”

 

 

 

1 komente në “Erjon Braçe: Urdhër për të ndëshkuar Partizanin, edhe Gjici pjesë e kësaj gare të paracaktuar”

  1. RRUSPIJA RIPJELLJES says:

    po ari lales po..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje