Sinemati: Drejtësia sportive ka vdekur! Nëse dalin përgjimet, nuk do shkonim as në Europian

15 Maj 2017, 15:54Sport TEMA

Gazetari sportiv Gëzim Sinemati ka bërë një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Procesi Sportiv”.

Ai u shpreh se nëse në futbollin shqiptar do të kishte përgjime të vazhdueshme, atëherë as kombëtarja kuqezi nuk do të merrte pjesë në Kampionatin Europian.

“Drejtësia sportive ka vdekur. Nëse do të kishte drejtësi sportive, nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Në futbollin shqiptar kanë ndodhur gjëra më të rënda se sa ky përgjimi i Vilës.

Nëse do të kishim përgjime të vazhdueshme, Shqipëria nuk do të kishte shkuar as në Europian”, tha Sinemati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje