Mbrojtësi pogradecar i Tiranës, Erion Hoxhallari në një prononcim për “Supersport” ka folur për rëndësinë që ka sfida e ditës së sotme ndaj Skënderbeut si dhe për ecurinë e skuadrës në ketë sezon.
Mbrojtësi i krahut të majtë nënvizon se në aspektin personal ky është një nga sezonet më të mira që ka zhvilluar por për 21 vjeçarin rendësi ka vetëm ecuria e skuadrës.
Për sfidën ndaj Skënderbeut
“Është një ndeshje shumë delikate pasi të dyja ekipet kanë objektiva personale. Objektivi ynë është që në këtë sfidë të mos dalim pa pikë dhe të marrim maksimumin në këtë ndeshje.”
Sezoni në aspektin personal
“Nga sezonet që kam bërë ndoshta është ky sezoni im më i mirë për Tiranën, por më shumë sesa në aspektin personal, do të doja që skuadra të kishte një pozicion më të mirë në renditje, pse jo të ishim për titull
Mbijetesa
“Është vetë situata tani që çdo ekip bën llogari dhe tre ndeshjet e fundit për ne do të jenë tre finale sepse lufta për mbijetesë është shumë e ashpër, dhe ne ndaj Skënderbeut duam të marrim pikë dhe të jemi akoma më jemi akoma më të qetë.”
Shiriti i kapitenit
“Shiriti i kapitenit është një përgjegjësi shumë e madhe dhe pse jo. Të jesh kapiteni i Tiranës do të ishte diçka fantastike. Nëse dalim me pikë ndaj Skënderbeut mund të them që e sigurojmë mbijetesën që sot. Ne nuk mendojmë për finalen e Kupës, ndeshja e Kupës është shumë larg, më parë duhet të sigurojmë mbijetesën.”