Lushnja ngjitet zyrtarisht në Kategorinë Superiore

14 Maj 2017, 17:59Sport TEMA

Skuadra e Lushnjes ka siguruar ngjitjen ne eliten e futbollit shqiptar.

Skuadra e drejtuar nga, Artan Bano, do te jete pjese e Kategorise Superiore per sezonin e ardhshem.

Vendasit arriten qe te fitonin ne finalen e ngjitjes kunder Bylysit duke triumfuar me rezultatin e ngushte 1-0.

Heroi i lushnjareve ne kete takim ishte kapiteni dhe bomberi i kesaj skuadre, Fation Sefa qe shenoi golin e vetem ne kete sfide ne pjesen e pare.

Nje gol qe shpertheu ne feste tifozerine vendase e cila e kishte mbushur stadiumin “Roza Haxhiu”, plot e perplot duke e bere edhe me emocionuese kete takim.

Pas sigurimit te ngjitjes ne Kategorine Superiore, tifozeria dhe lojtaret shperthyen ne feste duke e shijuar kete sukses te cilet kane bere nje sezon mjaft te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje