Vicenzo Montella ka thënë se klubi ka besim tek ai dhe do të vijone te jete trajner i Milanit edhe edicionin e ardhshëm
Pas paraqitjeve jo të mira të kuqezinjve në ndeshjet e fundit, kanë filluar edhe lajmet e para, të cilat shkruajnë se Vincenzo Montella mund të largohet në fund të edicionit.
Por, i këtij mendimi nuk është vet trajneri, i cili pas ndeshjes me Atalanta, tha se klubi ka besim tek ai.
“Ndjej se klubi ka besim në mua. Unë jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ndaj Atalantas dhe këtu ka një projekt shumë serioz. Unë nuk shoh asnjë problem”, tha Montella.
Milan pas 36 javësh renditet në vendin e gjashtë, vend ky që edicionin e ardhshëm te dërgon në kualifikime për fazën e grupeve të Europa League.