E ardhmja e Memushajt, Zeman mund ta mbajë te Peskara për të synuar ringjitjen në Serinë A

13 Maj 2017, 21:34Sport TEMA

Merkato e transferimeve e lakon emrin e Ledian Memushajt si mesfushorin që mund të zëvendësojë Blerim Xhemailin te Bolonja, pasi ky i fundit është larguar drejt futbollit amerikan.

Mirëpo, “Gazzetta Dello Sport” bën me dije se trajneri Zeman mund të nisë edicionin e ardhshëm me objektiv rikthimin në Serinë A, por me disa garanci.

Një prej tyre është ruajtja e një numri të madh lojtarësh aktual te Peskara, mes të cilëve është edhe Ledian Memushaj, të cilin do tentohet ta blindojnë në ekip, shkruan Panorama Sport.

Bolonja është duke insistuar për shërbimet e shqiptarit, mirëpo marrëdhënia e tij me “delfinët” është e tillë që mund ta bëjë mesfushorin ta refuzojë këtë ofertë dhe të luajë në Serinë B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje