Tek Interi vazhdojnë dilemat për trajnerin e ardhshëm. Pas shkarkimit nga detyra të Stefano Pioli, zikaltërit janë vënë në kërkim ta pasuesit së tij.
Diego Simeone një dëshirë e hershme e drejtuesve të Interit, bëri të qartë se do të vazhdojë të qëndrojë në Madrid.
Antonio Conte, të paktën për momentin nuk ka ndërmend të lëviz nga Londra edhe pse ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare, pasi largësia nga familja e tij ndoshta mund të bëjë që ai të rikthehet në Itali.
Për ta bindur trajnerin do t’i ofrohen 15 milionë Euro në sezon. Tratativat vazhdojnë, por koha nuk premton. Alternativa e radhës është emri i Luciano Spallettit, i cili me shumë mundësi ky është sezoni i tij i fundit si trajner i Romës.
Lista pasohet edhe me të tjera kandidatura sic është trajneri i Tottenham, Pochetino apo edhe ai PSG, Unai Emery. Për secilin prej tyre paga nuk përmbën problem, mjafton vetëm një konfirmim nga ana e tyre. Brenda dy javëve të ardhshme me shumë gjasa Interi do të prezantojë emrin e trajnerit të ri