Eleminohet kandidati kryesorë për stolin e Barcelonës, Neymar vë veton: Unë ose ai!

12 Maj 2017, 20:04Sport TEMA

Neymar nuk e dëshiron që trajneri, Juan Carlos Unzue, të jetë pasardhës i Luis Enrikes.

E përditshmja spanjolle, “Mundo Deportivo” ka publikuar një frazë të Neymar që ka tronditur Barcelonën gjatë ditës së sotme.

Luis Enrike do të largohet në fund të sezonit dhe Barcelona po kërkon për zëvendësuesin e spanjollit.

Ka kohë që mediat raportojnë se Juan Carlos Unzue, i cili deri më tani ka kryer punën e asistentit, do të jetë pasardhës i Enriques.

Por sipas “Mundo Deportivos”, Neymar nuk e dëshiron atë si trajner të Barcelonës dhe do të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës nëse ai merr drejtimin e klubit.

“Nëse ai qëndron, unë largohem”, shkruan “Mundo”, frazë kjo që besohet ta ketë thënë talenti brazilian.

Kujtojmë se edhe ditë më parë u raportua se Unzue ka pasur konflikt me Neymarin dhe se tashmë janë prishur raportet mes tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje