Si i fshiu fotot me Armand Dukën dhe lojtarët e Kukësit, menaxheri i videoskandalit

12 Maj 2017, 11:21Sport TEMA
Si i fshiu fotot me Armand Dukën dhe lojtarët e Kukësit,

Diten e djshme emisioni investigativ “Fiks Fare”, publikoi biseden qe menaxheri Drini Caushi tentoi te bente per te korruptuar lojtaret e Partizanit.

Caushi eshte nje menaxher i njohur i cili jeton ne Greqi dhe ka ndihmuar dhe FSHF-ne per gjetjen e talenteve.

Por, sapo ne media u perhap lajmi se ky menaxher qe ka tentuar te korruptoje lojtaret e Partizanit dhe ka njohje te aferta me drejtuesit e larte te klubit te Kukesit dhe FSHF-se, ka fshire menjehere disa foto.

Ne rrjetin e tij social “Instagram”, Caushi i hoqi menjehere fotot me Armand Duken, ku poshte kesaj fotoje shkruante.

“Me numrin nje te Futbollit shqiptar. Presidentin me te sukseshem te FSHF-se deri tani Armando Duka. Ne Zvicer se bashku ne grumbullimin e kombetares sone”, shkruan Caushi qe tashme kete foto e ka hequr nga rrjetet sociale.

Gjithashtu, ai fshiu menjehere dhe fotot me lojtaret e Kukesit qe i ka sjelle vete tek kjo skuader.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje