Pas mbarimit të ndëshjes së fundit të javës së 33-të të Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Lacit është konsoliduar dhe tabela e renditjes.
Me barazimin e sotëm të Partizanit, Kukësi kryeson i vetëm tabelën e renditjes i ndjekur nga Skëndërbeu që është një pikë pas dhe të kuqtë që renditen të tretët me dy pikë mbrapa.
Ndërkohë, lufta vijon të mbetet e fortë për një vend në Kupat e Europës dhe për mbijetesën ku distancat mes klubeve janë të afërta.
Klasifikimi i Kategorisë Superiore.