Partizani përgatitet për sifdën me Flamurtarin

12 Maj 2017, 17:27Sport TEMA

Partizani ka vijuar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit, i vlefshëm për javë e 34 të Kategorisë Superiore, në program të hënën.
Seanca e sotme është zhvilluar si zakonisht në kompleksin sportiv “Internacional Tirana” në Pezë.

Grupi i lojtarëve është përgatitur i ndarë në dy grupe. Titullarët që u aktivizuan në takimin ndaj Laçit kanë zhvilluar një program me karakter shkrydhës, ndërsa pjesa tjetër ka vijuar normalisht stërvitjen.

Për sfidën ndaj Flamurtarit skuadra do të vuaj skualifikimin e Bathës i cili ka plotesuar numrin e 3 kartonëve të verdhe. Rikthehet në dispozicion të ekipit fantazisti Cetkoviç.

Përgatitjet do të vijojnë të shtunën me seancën e radhës në orën 14:00.

Ndërkohë, klubi i kuq ka vendosur që pas barazimit të djeshëm me Lacin heshtjen për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje