“Goal.com” ka bërë një artikull të gjatë për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhakën, i cili ndeshjet e fundit po tregon diçka më shumë nga klasi i tij.
Sipas “Goal.com”, Granit Xhaka duket tjetër lojtar kur me të në mesfushë luan uellsiani, Aaron Ramsey.
Mesfushori me orgjinë shqiptare shënoi një gol mjaft të bukur këtë fundjavë kundër Manchester Unitedit, ku ishte dhe ndër lojtarët më të mirë në fushë.
Statistikat e Xhakës kanë ndryshuar dukshëm për mirë, saktësia e pasimeve është dukshëm më e madhe, dhe lexon shumë mirë lojën dhe ndërpret edhe shumë aksione.
“Goal” beson se Xhaka ka kualitete, por për të treguar më të mirën e tij ka nevojë për një bashkëlojtarë të denjë në mesfushë, kjo po vërtetohet kur ai luan me Ramsey.
Xhaka ka bërë 42 paraqitje për Arsenalin këtë edicion, duke shënuar katër gola.