Drini Çaushi është personazhi kryesor i video-skandalit, ku tentonte të korruptonte futbollistin e Partizanit, Emiliano Vila, para ndeshjes Partizani-Kukësi. Por, ai është vetëm një pjesë e vogël e një rrjeti që me sa duket ka kohë që funksionon në futbollin shqiptar, pasi të tentosh edhe të blesh fanellën e një klubi me histori të madhe në Shqipëri, nënkupton se nuk është një tentativë për herë të parë ndaj klubeve rivale, por një guxim i madh, që me siguri mund të vijë prej faktit se në të shkuarën kanë qenë “të parefuzueshëm”. Gjithsesi, duke analizuar videon dhe më pas reagimet, kuptohet se kemi të bëjmë me 4 nivele në këtë rrjet…
Drini Çaushi “kontaktuesi”
Duke qenë një menaxher futbollistësh, ai ka njohje dhe shoqëri me futbollistë të klubeve të ndryshme. Kjo ia lehtëson komunikimin me ta në çdo mënyrë, apo në çdo moment. Por, gjatë këtij viti, Drini Çaushi nuk ka qenë vetëm një menaxher që ka çuar të paktën tre futbollistë te klubi i Kukësi (Alla, Rrumbullaku, Cale). Përveç faktit që ai nuk ka pasur akses të çojë futbollist në asnjë klub tjetër të kategorisë Superiore, veç Kukësi, klubi verior i ka dhënë edhe pozita në stafin drejtues. Ndonëse pretendon se kjo nuk është e vërtetë dhe me letra këmbëngulin që nuk ekziston në organigramë, mjafton të shikosh pjesëmarrjen e tij në Asamblenë e Përgjithshme të ECA-s, ku ka qenë si përfaqësues i Kukësit, sëbashku me drejtuesin tjetër, Naim Halili. Këtë e konfirmojnë jo vetëm fotot që ka postuar Drini Çaushi, por edhe nënshkrimet e tij. Për gjithë këto argumenta, ai jo vetëm që është një njeri i besuar në klubin e Kukësit, por edhe është shfrytëzuar si “kontaktues” për lojtarët.
Naim Halili “ndërmjetësi”
Drejtuesi i klubit verior, jo vetëm nga fotot, por edhe nga biseda e pëegjuar në video-skandal, ka qenë bashkëpunëtori më i afërt i “kontaktuesit”. Me ato që kuptohet, roli i Halilit ishte që të bënte ndërmjetësimin e urdhrave, nga presidenca, te kontaktuesi, në mënyrë që të mbante të pastër figurën e kreut të klubit dhe të hiqte përgjegjësitë e Gjicit në rast se një ditë mund të bëhejk ndnjë lëvizje e gabuar. Për këtë arsye, edhe në rastet kur Drini Çaushi takonte lojtarët, prezent në një distancë të afërt qëndronte gjithçka edhe Halili, që me sa duket monitoronte të gjitha “negociatat” e menaxherit dhe i raportonte te “i madhi”, duke marrë aprovime apo udhëzime se si të vazhdonin negociatat…
Safet Gjici “urdhëruesi”
Sërish nga vidoe kuptohet që presidenti i Kukësit ka qenë personit që jepte urdhrat. Madje, në të vetmen video që deri tani është publikuar në media, “ushtari” me më pak grada në këtë rrjet, Drini Çaushi, duket se ka bërë lëvizjen e gabuar, duke përmendur edhe bisedën telefonike që ka bërë vetë me “të madhin”. “Sa të duan. Të flasë edhe me ndonjë shok tjetër”, ishin disa citate që vetë Çaushi i ka përmendur, për bisedën me Safetin. “Urdhëra” tamam prej “të madhi”, por një “të madhi” në rrjet korrupsioni. Pasi një njeri i madh, nuk do kishte tentuar kurrë të fitonte pa ndershmëri dhe mbi të gjitha, një dashamirës i futbollit, nuk do guxonte të blinte një fanellë të rëndë si ajo e Partizanit. Pra, kemi të bëjmë me një “urdhërues”, që është njeri i vogël, por “i madh” në këtë rrjet.
Federata “ortakja”
Është përfolur prej kohësh se e favorizon në mënyrë të hapur klubin e Kukësit, jo vetëm duke i plotësuar qejfet me arbitrat, por edhe me favorizimet e hapura që i kanë bërë këta të fundit. Në fakt, me sa u kuptua edhe me reagimet pas publikimit të videos, FSHF-ja nuk doli për asnjë moment kundër klubit të Kukësit, por bëri rolin e avokatit. Zgjidhi mënyrën për t’ia hedhur baltën të gjithën “ushtarit” më të vogël në rrjet, të konfirmojë publikisht që nuk është i gudon si zyrtar i Kukësit, pa pasur ndonjë hetim për këtë çështje (24 orë nuk mjaftonin). Mjafton të shikojë dokumentat që vërtetojnë se si ka shkuar Drini Çaushi në Asmbalenë e Përgjithshme të ECA dhe se me çfarë statusi. Por, lëvizja e tyre me atë reagim, konfirmoi se janë të gatshëm të mbrojnë “investimin” që kanë bërë deri tani këtë sezon, për “ortakun” në rrjet. Një futboll, që jo vetëm po humbet moralin, por po sfidon këdo që mundohet të vërë pak drejtësi dhe të denoncojë. Një institucion si Federata që ia kalon stafetën Porokurorisë, vetëm për të hequr përgjegjësinë e një “aktori” që ka shansin e artë të pastrojë sado pak baltën që i kanë hedhur gjithë këto vite. Përkundrazi, këtë herë refuzoi të dalë edhe para pasqyrës…
P.S: Sa i përket Federatës, të hetojë pak grumbullimin e talenteve në Greqi, me Alban Bushin si trajner të U-21, se çfarë roli ka pasur Drini Çaushi në atë grumbullim, pse kas qenë gjatë pjesë e seleksionimit me uniformën zyrtare të FSHF-së dhe se si u është prezantuar talenteve, në prezencë edhe të zyrtarëve të FSHF-së?!/ Vip Sport/
Eshte e turpshme,shkruani e flisni sa te doni ku pyesin keta.I kane trashur zullumet aq shume sa nuk u ben pershtypje.Nuk mblidhen kurre te diskutojne per gjendjen e krijuar, te mbajne pergjegjesi e te japin llogari,nuk jep njeri doreheqje .Nuk i shikon ne stadiume skane fare interes per kete sport ,apo te shkojne te diskutojne me specialiste ne medja sbehet fjale. Shikoni te gjithe presidentet e klubeve nuk reagojne sillen si DUKA veprojne si ai korruptohen si ai, blejne shesin ja fusin njeri tjetrit fitojne kete vit humbin vitin tjeter Kjo i intereson vetem nje personi DUKES, te gjithe ne fund kur i bejne llogarit dalin te humbur. Vetem ai fiton i ka kthyer ne dele ,Nje pjese bashkon te tjere i largon i percan i ndan i zbret me poshte i hyp me lart.I pate me kombetaren si u sollen keta provincial te pavlere.Ju moren meritat ju zune ekranet e krekoseshin gjithandej na e shpifen ne te gjith mediat a thua keta luajten. Po po keta luajten me djersen mundin e futbollisteve tane.Ku jane tani pse nuk dalin .Te vjen turp te shikosh ekipet e moshave skandale pa fund.Si shikon njeri si vlereson kush eshte mbushur vendi me menaxhero hajdut si ky tipi i vidios qe del kaq hapur.Moshat terrenet sportive ja ka dhene me koncesion BUSHIT.Ikni e shikoni cfare behet me moshat ne akademine e BUSHIT ekipe problematike pa nivel pa cilesi sportive Kujdeset per ndeshjet ku luan ekipi i tij, arrin deri aty sa cakton arbitra dhe per ndeshje te tjera qe i prishin pune.Genjen prinderit ju premton kombetaren driteshkurter smendon per demin qe krijon me moshat sbehet fjale per nivel apo cilesi.Keta jane menaxheret drejtuesit niveli i tyre zero, shikoni fotot e tyre flasin shume, do rrine gjate si trazon njeri hall i madh.Shume e veshtire te kete vemendje ne kete vend sporti me i bukur ne bote, turp tju vije ……
DUKA e sigurt do te largohet.Nuk e di as vete si te largohet. Europa i tha jo, ketu si ka thene kush ik ,I tille eshte niveli i futbollit shqiptare.
BUSHI…cdeshe ti o bush,sulmues problematik po hajt mo i mire.Po ishe mire ne kombinat o loku ahaha tu pi raki .Nje prind qe ka djalin te akademia jote na flet shume per bemat e tua,Na ropi na griu nga leket,te gjithe do ju marre ne kombetare. Nuk e ze gjumi po nuk beri dallavere.Ne ndeshjet qe nuk i kurdisen dot organizon prinderit duke bere sherre ne cdo stadium.Arrin deri aty sa hyn ne fushe e i kercenon albitrat.kjo ndodh rralle i pasi ka xhan dhe drekon me ta. Te gjitha i ben.Jane te verteta keto qe shkruhen per ty.Ti sdi te lexosh o LOKU prandaj ste ben pershtypje.Hajde BUSHI hajde…Ishe mire o LOKU…hajde raki bixhoz kombinati hajde…e ardhmja e brezave ne futboll e sigurt me ty o LOKU….