Feyenoordi fiton kampionatin Holandez pas 18-vitesh

14 Maj 2017, 17:04Sport TEMA

Feyenoordi është shpallur kampion i ri i Holandës

Ka përfunduar edicioni 2016-2017 në Holandë ku Feyenoordi është shpallur kampion pas 18 vjetësh.

Nje gare e cika ishte e ashpër deri në sfidën e fundit të sezonit, ku Feyenoordi nuk lejoi befasi, duke e mposhtur në shtëpi skuadrën e Heracles, për ta rrëmbyer titullin e 15 në histori të klubit.

Në sfidën e fundit që i shpalli kampion të Holandës, shkëlqeu ish lojtari i Liverpoolit, Dirk Kuyt, i cili realizoi hat’trick në fitoren 3-1 ndaj Heracles .

Fitore arriti edhe Ajaxi në xhiron e fundit, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Willem II, por ishte e pavlefshme në luftën për titull.

Feyenoordi e mbylli kampionatin me 82 pikë, një më shumë se Ajaxi, që i bëri presion liderit deri në xhiron e fundit, por pa sukses.

Kështu në fund, është Feyenoordi ai që feston, është Feyenoordi që i jep fund pritjes së gjatë, duke gëzuar tifozët të cilët prisnin këtë ditë që shumë vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje