Ledian Memushaj mund të qëndorjë tek Pescara

15 Maj 2017, 15:05Sport TEMA

Pescara e mesfushorit të kombëtares shqiptare, Ledian Memushaj, sezonin e ardhshëm do të luajë në Serie B, pasi nuk arriti dot që të siguronte mbijetesën për të qëndruar sërish në Serinë A.

Pas humbjes me Bolognan, Lediam Memushaj u ka kërkuar falje të gjithëve pas rënies së klubit në një kategori më poshtë.

I pyetur nëse kjo do ta shtyjë atë të largohet gjatë verës, Memushaj insistoi se dëshiron të qëndrojë, por tha se së pari duhet shikuar kushtet.

“Kemi dhënë maksimumin, duam t’i kërkojmë falje të gjithëve. Gabimi më i madh? Nuk është vetëm një. Është faji i të gjithëve ky sezon, kemi dështuar të gjithë së bashku. Unë do të qëndroj, por duhet të shikojmë se si janë kushtet”, shpreh Memushaj.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje