FOTO/ Ibrahimoviç i buzëqeshur pas operacionit

15 Maj 2017, 17:20Sport TEMA
FOTO/ Ibrahimoviç i buzëqeshur pas operacionit

Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, është fotografuar i buzëqeshur pavarësisht betejës për të shpëtuar karrierën e tij dhe për t’u rikthyer në fushën e gjelbër.

Suedezi ditë më parë është operuar në gju, pasi këputi ligamentet.

Së fundmi është tabloidi britanik “The SUN”, që ka publikuar disa fotografi të suedezit i cili është duke u relaksuar në Miami dhe shihet te jetë i lumtur, pavarësisht lëndimit të rëndë që do ta lë jashtë fushave për nëntë muaj.

“Ai iu nënshtrua një operimi të suksesshëm në Amerikë dhe gjendja e tij është duke u stabilizuar. Pavarësisht gjithçka, Ibra duket i buzëqeshur”, shkruan “The SUN”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje