Kafshimi i Chiellini-t, ja sa kushtoi për xhepat e Suarez

15 Maj 2017, 19:36Sport TEMA

Kanë kaluar rreth 3 vjet por ai kafshim i Suarez ndaj Chiellinit në ndeshjen Uruguaj-Itali për fazën e grupeve të Botërorit 2014 ka hyrë tashmë në histori.

Gazeta peruane “El Bocon” e analizon atë moment në një këndvështrim interesant; sa i kushtoi sulmuesit uruguajan gjesti aspak etik përtej asaj që të gjithë tashmë e dinë, 4 muajt e skualifikimit nga çdo aktivitet ndërkombëtar. Suarez u gjobit me rreth 82 mijë Euro nga FIFA por dëmi ekonomik për të ishte disa herë më i madh.

Kompania Adidas që ishte edhe sponsori personal e ndërpreu menjëherë kontratën që kishte me bomberin. Suarez u gjobit gjithashtu edhe nga Liverpooli, skuadra e tij në atë kohë pasi ende nuk kishte hedhur firmën për Barcelonën. “The Reds” e gjobitën sulmuesin me rreth 92 mijë Euro.

Në total, Suarez u detyrua të hiqte nga xhepat e tij rreth 250 mijë Euro dhe kjo vetëm për shkak të një momenti marrëzie.

Ky është një tregues i qartë se lojtarët në fushë nuk duhet të jenë vetëm të talentuar por edhe profesionistë të vërtetë sepse marketingu është një element thelbësor në karrierën e tyre.

Në futboll një rëndësi të madhe ka imazhi i lojtarëve sepse ata jën shembuj që frymëzojnë botën dhe në këtë rast, Suarez nuk rezultoi një shembull për t’u marrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje