Zidane: Nuk dua të flas për të ardhmen e Rodriguez

16 Maj 2017, 15:15Sport TEMA

Trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane, ka folur për të ardhmen e James Rodriguezit tek skuadra e Realit.

Ditët e fundit në media është raportuar se mesfushori kolumbian do të largohet nga klubi i “Los Blancos”, dhe do t’i bashkohet skuadrës angleze të Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni.

Por, Zinedine Zidane, gjatë konferencës për media para ndeshjes me Celta Vigon, nuk ka dashur të flas për këto raportime

“E ardhmja e James? James është këtu dhe do të mendoj vetëm për tre ndeshjet që na kanë mbetur”, ka deklaruar Zidane.

Kolumbiani, i cili të dielën është përshëndetur me tifozët në Santiago Bernabeu, do të largohet pasi nuk ka të garantuar vend në formacion nga Zinedine Zidanes.

James u transferua tek Reali i Madridit në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje duke shënuar 36 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje