Igli Tare kërcënon Juventusin: Do kërkojmë fitoren

16 Maj 2017, 14:43Sport TEMA

Drejtori sportiv i Lazios, lgi Tare, beson se ekipi romak mund ta befasojë Juventusin në finalen e Kupës së Italisë, e cila luhet nesër.

Lazio është pengesa e parë për Juventusin në rrugën drejt suksesit të trefishtë këtë sezon. Ekipi romak deri më tani kanë zhvilluar një sezon pozitiv pasi pozicionohet në vendin e katërt në Serinë A, ndërkohë që kanë siguruar edhe pjesëmarrjen në finalen e Kupës së Italisë, duke eliminuar skuadra të mëdha si Interi e Roma.

Këtë të mërkurë në stadiumin ‘‘Olimpico’’, Lazio sfidon pikërisht Juventusin me një objektiv të qartë dhe të vetëm të bëjë gjithçka për të fituar trofeun e Kupës së Italisë. Sipas drejtorit sportiv, Igli Tare, kryeqytetasit do të kenë shanset e tyre edhe pse përballë do të kenë ndoshta Juventusin më të mirë të dekadës së fundit.

”Do të jetë një ndeshje e vështirë. Por, Lazio vjen në këtë sfidë me vetëdije se është një skuadër në shëndet të plotë dhe që është rritur shumë në këtë sezon. Ne nuk do të hyjmë në fushë me idenë që e kemi të humbur këtë ndeshje pasi mbi të gjitha luajmë në shtëpinë tonë”, u shpreh drejtori sportiv i Lazios.

“Juventusi aktualisht është skuadra më e mirë në Evropë. Megjithatë, ne jemi të aftë për të dhuruar surpriza pasi me meritë kemi arritur deri në finalen e këtij kompeticioni”, ka përunduar Tare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje