Ofertë marramendëse për Aubameyangun

16 Maj 2017, 17:58Sport TEMA

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Pierre-Emerick Aubameyangut në Borussia Dortmund. Ylli i Gabonit pritet të transferohet në Superligën e Kinës

Sipas Calciomercato.com, skuadra kineze, Tianjin Quanjian, i ka ofruar sulmuesit një pagë marramendëse: 50 milionë euro në sezon.

Aubameyang, i cili ka shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 37 gola, kërkohet edhe nga skuadrat e njohura evropiane si: PSG, Milan, Arsenal e Real Madrid.

Ish sulmuesi i Milanit ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2020, derisa vlerën në treg e ka mbi 65 milionë euro.

Gjatë karrierës Aubameyang ka veshur edhe fanellën e skuadrave si: Dijon, Lille, Monaco dhe Saint-Étienne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje