Zyrtarizohet kalendari i javës së 35-të, ndeshjet nuk luhen në një ditë

16 Maj 2017, 15:52Sport TEMA

Federata Shqiptare E Futbollit ka caktuar kalendarin e ndeshjeve të parafundit të javës së 35-të të Kategorisë Superiore.

Të gjitha dulet do të luhen ditën e shtunë në orën 17:30, me përjashtim të sfidës Partizani-Korabi.

Ky duel do të zhvillohet të dielën në të njëjtin orar 17:30, në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stermasi”.

Sfida kryesore e javës së 35-të do të jetë ajo mes Kukësit dhe Skëndërbeut, sfida e cila do të vendosë dhe fituesin e këtij kampionati për këtë sezon.

Të shtunën, ora 17:30

Kukësi-Skënderbeu

Flamurtari-Laçi

Tirana-Luftëtari

Teuta-Vllaznia

Të dielën, ora 17:30

Partizani-Korabi

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje