Cristiano Ronaldo shijon pushimet luksoze me familjen pas Kupës së Botës

21 Korrik 2026, 11:08Lifestyle TEMA
Cristiano Ronaldo shijon pushimet luksoze me familjen pas Kupës së

Cristiano Ronaldo po shijon pushimet në shoqërinë e të fejuarës së tij, Georgina Rodriguez, vetëm pak ditë pasi i dha lamtumirën Kupës së Botës, turneut që e cilësoi si të fundit në karrierën e tij.

Çifti publikoi një video argëtuese në TikTok, ku shfaqen duke kaluar momente relaksi pranë ujit.

Georgina Rodriguez tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj me bikini të zeza, ndërsa Ronaldo u pa duke notuar dhe duke shijuar kohën me partneren e tij, shkruan DailyMail.

Pamjet u bënë shpejt virale në rrjetet sociale, me fansat që komentuan harmoninë dhe humorin e çiftit.

Pak para ndeshjes së Portugalisë ndaj Spanjës, 41-vjeçari konfirmoi se Kupa e Botës 2026 ishte e fundit për të.

“Ky do të jetë Botërori im i fundit, por shpresoj që nesër të mos jetë ndeshja ime e fundit. Ka qenë përvoja më emocionale që kam jetuar në një Kupë Bote”, ishte shprehur ai.

Cristiano dhe Georgina janë bashkë prej tetë vitesh dhe u fejuan në gusht të vitit të kaluar.

Së fundmi, futbollisti ka treguar edhe detaje nga propozimi romantik, duke zbuluar se i kërkoi dorën partneres në orët e para të mëngjesit, në një moment spontan që u bë edhe më i veçantë nga prania e fëmijëve të tyre.

1 Komente

  1. N
    Niku

    Ka ndonje arsye te vecante pse ben not me breke ky dhe jo me mbathje noti? Apo thjesht se ashtu i do trapi e s'i plas? Po s'pati leke te bleje mbathje plazhi, ja jap une $10.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje