Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë e Lushnjes kanë nisur menjëhere kontaktet dhe punën për pjesën kryesore të infrastrukturës, atë të rikonstruksionit të stadiumit, tashmë që skuadra do të jetë sërish pjesë e Kategorisë Superiore për edicionin 2017-2018.
Impianti “Roza Haxhiu” do ti nënshtrohet shumë shpejt një rikonstruksioni që ka të bëjë me disa anekse të tij si: Rregullimi i ambienteve të brëndshme, dhomat e zhveshjeve, zonën e medias dhe në rrethimin e jashtëm.
Kjo pjesë, sipas takimit të sotëm në Bashkinë e Lushnjes mes një delegacioni të FSHF-së dhe Kryetarit te Bashkisë Fatos Tushe, do të merret përsiper dhe do të mbulohet nga vetë Bashkia dhe klubi.
Ndërsa nga ana e saj, FSHF do të marrë përsiper furnizimin dhe instalimin e fushës me bar natyral, investim ky qe kap vleren e 50.000 eurove.
Punimet pritet që të nisin sa me shpejt brenda muajit në mënyrë që te arrihen afatet kohore, që Lushnja të nisë ndeshjet e sezonit të ri të Kategorisë Superiore në fushen e saj, e cila do ti nënshtrohet tërësisht rikonstruksionit të plotë.