Klubi i Partizanit shfaq dokumentarin "Yjet e Legjendës"

17 Maj 2017, 23:21Sport TEMA
Klubi i Partizanit shfaq dokumentarin "Yjet e Legjendës"

Klubi i Partizanit ka prezantuar dokumentarin e klubit mesditen e sotme ne nje ceremoni ku ishin te ftuar mjaft personalitete.

Dokumentari i titulluar “Yjet e Legjendes”, kishte ne fokus një rrëfim origjinal nga vetë ata që e bënë historinë “e të kuqve”, me pamje ekskluzive, statistika të konsultuara me shtypin e kohës, hulumtime skrupoloze.

Emocion i rrallë në promovimin e dokumentarit të parë të historikut të futbollit të Partizanit “YJET E LEGJENDES”. 70 vjet sakrifica, të përmbledhura në 90 minuta, ku u shenjuan të gjitha kulmimet nëpër të cilat ka kaluar historia e klubit me tifozerinë më të zjarrtë. Një rrëfim origjinal nga vetë ata që e bënë historinë “e të kuqve”, me pamje ekskluzive, statistika të konsultuara me shtypin e kohës, hulumtime skrupoloze. “YJET E LEGJENDES”, një tjetër projekt fitues i përmbushur nga Presidenti Gaz Demi. Së shpejti, ky dokumentar do të shfaqet edhe në websitin zyrtar të klubit“, shkruan klubi i Partizanit ne faqen zyrtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje