Juvetusi fiton trofeun e Kupës së Italisë

17 Maj 2017, 23:07Sport TEMA

Juventusi fiton trofeun e pare per kete sezon duke triumfuar ne finalen e Kupes se Italise kunder Lazios.

“Zonja e Vjetër” ka mposhtur me rezultatin 2-0 Lazion në finale të Kupës së Italisë, qe u luajt ne “Olimpico”.

Dy golat e fitores per Juventusin u shënouan në pjesën e parë, përmes dy mbrojtësve, Daniel Alves dhe Leonardo Bonucci.

Për Lazion mbrojti porten Thomas Strakosha dhe rezultati mund të ishte më i thellë, por portieri i Kombëtares bëri pritje fantastike gjatë gjithë takimit.

Pas këtij triumfi, Juve tani është afër të fitojë edhe Scudeton, ndersa eshtë në finale të Ligës së Kampionëve me Real Madridin.

3 komente në “Juvetusi fiton trofeun e Kupës së Italisë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje