Chelsea, 65-milionë euro për Verratin

18 Maj 2017, 13:29Sport TEMA

Chelsea është skuadra favorite për të nënshkruar me mesfushorin e PSG-së, Marco Verrattin

Mesfushori italian, kërkon të largohet nga PSG-ja në fund të këtij edicioni, pasi mendon se është koha e duhur për të luajtur në një skuadër më të madhe.

Kjo dëshirë mund t’i plotësohet Verrattit, i cili po kërkohet me ngulm nga kampioni i Anglisë, Chelsea.

Sipas “The Sun”, londinezët për shërbimet e mesfushorit të kombëtares italiane janë të gatshëm të ofrojnë 65 milionë euro.

Kujtojmë se Verrati po kërkohet po ashtu edhe nga Barcelona, Real Madrid, Bayern Munichu dhe Juventus.

Verrati këtë edicion ka luajtur 38 ndeshje, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 8 asistime për bashkëlojtarët e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje