Gaz Demi: Partizani është mbi nivelin e FSHF-së!

18 Maj 2017, 19:40Sport TEMA

Një nga arsyet se pse Partizani nuk mund të shpallet kampion i Kategorisë Superiore këtë sezon janë dhe arbitrat të cilët shpesh herë e kanë dëmtuar në mënyrë tendicioze skuadrën e kuqe.

Vetë Presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati e ka pranuar këtë fakt se arbitrat kanë gabuar këtë edicion, ku dhe u ka bërë thirrje presidentëve, që të bashkëpunojnë për të eliminuar elementët që kanë ndikuar me qëllim në garë.

Kësaj deklarate i është përgjigjur presidenti i Partizanit, Gaz Demi, i cili në një pronocim për RTSH, i kërkon Kastratit që si fillim ai duhet t’i bëjë thirrje presidentit të FSHF-së.

“Më ka bërë përshtypje deklarata e presidentit të arbitrimit që i ka kritikuar të gjitha gjyqtarët për këtë javë, por unë s’dua të merrem me arbitrimit. Ka thënë dhe një fjalë që u ka bërë thirrje të gjithë presidentëve të futbollit, por ai i pari duhet t’i bëjë thirrje presidentit të FSHF-së dhe vetës së tij pasi është kreu i kësaj shoqate që ta rregullojnë këtë punë sa më mirë.”

I pyetur se sa e kanë dëmtuar Partizanit aleancat e rivalëve të tij Demi përgjigjet.

Ky është një Partizanit që po rritet nga dita në ditë. Punën e aleancave nuk dua ta dëgjëoj se çfarë bëjnë të tjerët. Ne do jemi gjithmonë në garë sipas rregullave.”

Ndërsa nuk mund të mungonte dhe një thumbim për Federatën Shqiptaret të Futbiollit.

Partizani do jetë mbi nivelin e Federatës Shqiptare. Kjo është e sigurtë”, u shpreh numri një i presidencës së kuqe Gaz Demi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje