Pas Janina nuk kërkon që Andi Lila të largohet nga skuadra e tyre.
Pavarsisht problemeve që ka pasur kohët e fundit, sidomos ato të festimit me simbolin e shqiponjës apo dhe video-skandali me priftëritnjt, Lila ka vendosur që të largohet përfundimisht nga Greqia.
Megjithatë drejtuesit e skuadrës së Pas Janinës do të tentojnë që mesfushori i kombëtares shqipare të mos largohet nga skuadra e tij.
Presidenti i skuadrës Kristovasilis ka marrdhënie mjaft të mira me Lilën dhe pritet që ta bëjë 31-vjecarin një nga lojtarët më të paguar në skuadër.
Tashmë gjithcka është në dorë të Lilës i cili do të vendosë nëse do të pranojë ose jo këtë ofertë, ndërsa më herët ai kishte deklaruar se mund të transferohej në kampionatin azerbaxhanas.