Di Maria drejt Serisë A

18 Maj 2017, 15:20Sport TEMA

Angle Di Maria mund të largohet nga PSG-ja pas dy sezoneve të kaluara në Francë.

Drejtuesit e rinj të Interit kanë nisur bisedimet me skuadrën franceze për mesfushorin argjentinas, Angel Di Maria.

Lojtari këtë edicion ka qenë pjesë e padiskutueshme e formacionit të parë, por një ofertë e majme e Interit mund të detyrojë PSG-në që ta shes argjentinasit, e cila po e kërkon Mesut Ozilin.

Sipas “Calciomercatoëeb”, Suning po përgatit goditjen e madhe të kësaj vere në futbollin italian, me Di Marian si lojtarin kryesor.

Interi tashmë ka nisur bisedimet me PSG-në dhe agjentin e lojtarit dhe ato janë në një fazë shumë të avancuar.

Në rast të transferimit tek Interi, atëherë kjo do të ishte skuadra e pestë në shtatë vitet e fundit për Di Marian, pas Benficas, Real Madridit, Manchester Unitedit dhe PSG-së.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje