Kjo është villa luksoze ku do të qëndrojë çifti Barak dhe Michelle Obama për 5 ditë.
Vila ndodhet në Toskanë të Italisë. Kjo super vilë ka 22 dhoma gjumi, sauna, një pishinë, një palestër, një fushë basketbolli, një bibliotekë, dhe disa dhoma pritjeje.
Gjithashtu shtëpia është e rrethuar nga kodra të mrekullueshme. Çifti Obama, të cilët kanë qenë në pushime të shumta që nga largimi i Shtëpisë së Bardhë, njoftohet se do të vizitojnë Firencën dhe Sienën gjatë pushimeve të tyre 5 ditore.
Ata mbërritën në Toskanë me një aeroplan privat i cili në fluturimi u shoqërua dhe nga disa avionë luftarak.
Më pas çitin e priste makina Chevrolet e blinduar e cila gjithashtu u shoqërua deri tek vila nga një autokolonë prej 13 makinash.