VIDEO/ Grabitësi sulmon dyqanin dhe nuk humbet kohë

20 Maj 2017, 08:11Sociale TEMA

Një grabitës në Florida, SHBA, nuk ka humbur asnjë çast, ndërsa sulmoi një dyqan.

Në pamjet e kameras së sigurisë, grabitësi i maskuar shihet teksa shtyn një nga klientët për ta larguar nga kasa dhe kërcënon me armë shitësin.

Kur ky i fundit nuk lëviz aq shpejt sa duhet, grabitësi kërcen përmes dritares së sportelit dhe i vendos shitësit armën në kokë. Më pas, ai merr paratë nga arka dhe e godet shitësin në kokë, ndërsa e ka tërhequr zvarrë jashtë dyqanit, duke e mbajtur peng, për të realizuar arratisjen e tij,

Video është publikuar në rrjetin “Liveleak,” ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur më pas me shitësin dhe grabitësin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje