Pamje të reja, të filmuara nga kamerat e sigurisë, tregojnë momentin, kur shoferi 26-vjeçar hyri me makinë midis kalimtarëve ne “Times Square,” New York.
Ai duket, teksa lëviz i qetë dhe sipas rregullave të trafikut, derisa ka mbërritur në kryqëzim. Pikërisht atëherë, ai ka shtuar shpejtësinë dhe ka marrë përpara kalimtarët.
Një adoleshente humbi jetën si pasojë e kësaj ngjarjeje, ndërsa të paktën 20 persona mbetën të plagosur.