Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Christian Danielsson vizitoi sot Tiranën.
Ai u takua me kryeministrin Rama, ministrin e Punëve të Jashtme Bushati, ministren e Ekonomisë, Ekonomi, ministren për Integrimin Evropian Gjosha, kreun e Kuvendit Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha.
Ai përgëzoi udhëheqësit politikë për shfaqjen e pjekurisë demokratike me arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit pa probleme të marrëveshjes.
Zoti Danielsson përsëriti se fillimi i shpejtë i procesit të vetingut është tani kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.
Zoti Danielsson shkëmbeu gjithashtu mendime me autoritetet shqiptare për përgatitjet për Samitin e Triestes dhe në veçanti, për forcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik në rajon. U diskutua gjithashtu sesi të nxitet zbatimi i agjendës ndërlidhëse.
Zoti Danielsson shprehu gjithashtu gatishmërinë e Komisionit për të mbështetur zbatimin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës.
Zoti Danielsson përgëzoi kreun e Kuvendit Meta për zgjedhjen e tij si president i Republikës.