Ndërsa presidenti i SHBA, Donald Trump mbajti një tjetër fjalim me tone të ashpra ndaj medias, një nga anëtarët e kabinetit të tij, i ka sugjeruar një tjetër taktikë.
Sekretari për Sigurinë Kombëtare, John Kelly nuk e dinte që mikrofoni i tij ishte i hapur, kur në formë shakaje i tha Donald Trump që, shpatën e marrë gjatë ceremonisë në Akademinë e Gardës Bregdetare të SHBA, ta përdorte kundër shtypit.
Video tregon Donald Trump, teksa pozon për fotografitë e rastit në momentin e marrjes së shpatës nga një prej kadetëve. Në momentin që presidenti ulet sërish, Kelly i thotë atij: “Përdoreni me shtypin, zotëri.”
Trump shihet teksa qesh dhe thotë: “Po, e drejtë.”
me shtypin zionist