VIDEO/ Grabitësit terrorizojnë supermarketin, kërkonin vetëm… cigare

18 Maj 2017, 07:45Sociale TEMA

Pamjet e kamerave te sigurisë së një supermarketi në Zelandën e Re, tregojnë momentin kur disa grabitës sulmojnë dhe kërcënojnë me thikë punonjësit.

Ata kanë hyrë në supermarket rreth orës 07:30 të mbrëmjes ditën e martë dhe kanë sulmuar një nga punonjësit, duke ushtruar dhunë ndaj tij.

Më pas, njëri nga grabitësit e mban atë nën kërcënimin e thikës, ndërsa grabitësit e tjerë terrorizonin shitësin dhe disa klientë.

Por, ata nuk kanë qenë në kërkim të parave dhe as i kanë kërkuar ato.

Gjtihçka që grabitësit morën, ishin disa paketa me cigare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje