Një makinë përplas dyert e një dyqani, hyn brenda tij dhe kthehet e del sërish, duke u larguar.
Pronarët e këtij dyqani në Arizona, SHBA, mebtën të habitur kur e panë ngjarjen në kamerat e sigurisë.
Fillimisht, ata menduan se bëhej fjalë për një grabitje, por shoferi nuk zbret për asnjë çast nga makina.
Pasi shkatërron një pjesë të dyqanit, ai kthehet dhe largohet sërish, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Në fakt, ndoshta dëmi do të kishte qenë më i vogël nëse do të tentonte të grabiste, pasi kështu iu ka kushtuar pronarëve $15 000 dëme në dyqan.
Nuk dihet nëse ai thjesht ka humbur kontrollin duke u përplasur me dyert e dqanit, apo gjithçka ka qenë e qëllimshme.