Shokuese, Fëmijët e Pasur të Instagramit ‘pastrojnë’ makinën me qenushin maltez

18 Maj 2017, 06:28Sociale TEMA

Pasi kanë hedhur një orë Roleks në tualet dhe i kanë vënë flakën një makine me vlerë 87 000 stërlina vetëm për argëtim, Fëmijët e Pasur të Londrës, tashmë të njohur në Instagram për postimet e tyre, kanë publikuar një tjetër video, edhe më shokuese.

Pamjet tregojnë se si një prej tyre përdor një qenush të racës Maltese për të fshirë makinën tip Maserati.

Video ka shkaktuar indinjim në rrjetet sociale, në lidhje me abuzimin me kafshët.

Ndërkaq, administrator i llogarisë në Instagram, ka deklaruar se ka qenë fjala thjesht për një shaka, ndonëse video nuk duket aspak për të qeshur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje